Shëndeti

Në Viti shënohet Dita Botërore e Hipertensionit

Komuna e Vitisë, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti (QKMF), në bashkëpunim me Qendrën e Shëndetit Publik nga Gjilani dhe DKA në Viti sot në qytetin e Vitisë kanë shënuar Ditën Botërore të Hipertensionit.
Në bashkëpunim me DKA dhe menaxhmentin e Shkollës së Mesme “Kuvendi i Lezhës” në Viti dr.Delvina Lamallari ka mbajtur ligjëratën para nxënësve ”Hipertensioni arterial”, si dhe janë shpërndarë broshura për shëndetin. Poashtu, në shumicën e shkollave të Vitisë, arsimtarët kanë mbajtur ligjëratë vetëdijësuese me nxënësit.
Kurse, në qytet ekipet mjekësore kanë bërë matjen e tensionit arterial dhe sheqerit(glikemisë) për pacientët e rastit.
Këtë aktivitet e kanë vizituar kryetari i komunës së Vitisë z.Sokol Haliti, i cili i përgëzoi puntorët shëndetësorë për përkushtimin, drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Halil Musliu dhe drejtoresha e QKMF-së në Viti dr.Vjollca Kadolli-Halili.
Sipas dr.Vjollca Kadolli-Halili ky aktivitet ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për këtë sëmundje dhe parandalimin e tyre. Ajo tha se në QKMF-në e Vitisë, mund të trajtohen edhe pacientet, të cilët kanë probleme me hipertension pasi që në këtë institucion shëndetësor punon internisti dhe Dhoma për Edukim dhe Promovim shëndetësorë.
Ajo shtoj se viteve të fundit ka rritje të personave që kanë hipertension, duke dhënë edhe këshilla se si mund të parandalohet apo trajtohet kjo sëmundje dhe se është me rëndësi që qytetarët të kenë aktivitete fizike, të konsumojnë ushqime të shëndetshme dhe të ruhen nga stresi, sepse këto janë edhe faktor që shkaktojnë këtë sëmundje.Aziz Zuka

You Might Also Like