Në Diptikun e Giacomo Puccinit, Kori i Operës së Kosovës sjell në skenë thellësinë shpirtërore të ‘Suor Angelica’ dhe gjallërinë e ‘Gianni Schicchi’, duke qenë pjesë e pandashme e fuqisë dramatike të këtij produksioni.
Me përgatitjen e Lirjona Sylajmanit, kori i bashkohet Orkestrës dhe solistëve në një interpretim që premton një përvojë të veçantë artistike.




