Ekspozitë Grupore
“Çelnaja e një kohe”
Letra nga Burgu, vizatime, poezi dhe dokumente
Çelnaja e një kohe
“Çelnaja e një kohe” është një udhëtim në kujtesë, është një thirrje për reflektim dhe rinjohje me shtegun e sakrificës.
Letrat, vizatimet, skicat, poezitë dhe dokumentet e paraqitura në këtë ekspozitë, sa janë dëshmi të një kohe plot sprova, po aq janë shprehje e një force të jashtëzakonshme njerëzore të mbijetimit.
Të krijuara në rrethana të burgut e të privimit të rëndë e të padrejtë, ato ruajnë kujtime, mallë, dhembje, mendime dhe ëndrra që nuk mundi t’i shuante as dhuna. Çdo rresht, vizatim apo varg është një vrushkull drite që depërtoi përmes errësirës së kohës dhe u shndërrua në vizion të lirisë.
Kjo ekspozitë është një nderim për qëndresën, dinjitetin dhe besimin në liri, vlera këto që mbesin gjallë në kujtesën tonë kolektive.





