Teatër

Në Teatrin e Gjilanit së shpejti do të jepet një premierë

P R E M I E R Ë | N Ë N A

Më 25 qershor, ora 20:00, në Teatrin e Gjilanit vjen premiera e shfaqjes “Nëna” nga Florian Zeller, regjisor Erson Zymberi.

Ana ia ka kushtuar jetën familjes së saj. Por kur fëmijët largohen, burri bëhet gjithnjë e më i huaj dhe shtëpia mbushet me heshtje, ajo përballet me një pyetje të thjeshtë dhe të tmerrshme njëkohësisht:

Çfarë mbetet kur askush nuk ka më nevojë për ty?

“Nëna” është një nga veprat më të fuqishme të dramaturgut francez Florian Zeller, një udhëtim i dhimbshëm në vetminë, kujtesën, dashurinë dhe frikën e braktisjes. Një histori që na vendos brenda mendjes së një gruaje, aty ku realiteti dhe imagjinata fillojnë të ngatërrohen me njëra-tjetrën.

🎭 PREMIERË

NËNA
nga Florian Zeller
regjia Erson Zymberi

Aktorë: Aurita Agushi, Ernest Zymberi, Gani Rrahmani dhe Tringa Hasani

📅 25 Qershor 2026
🕗 Ora 20:00
📍 Teatri i Gjilanit

Shfaqja është projekt artistik nga Bekim Korça, mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit e Republikës së Kosovës dhe realizohet në bashkëpunim me Teatrin e Gjilanit.

Ju mirëpresim ❤️

You Might Also Like