Komunikacion

Shqiptohen 36 gjoba për mospërdorim të rripit të sigurisë  

 

                                                                                                                                               

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 26.06.2026 – 02.07.2026 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e katërqind e gjashtëdhjetë e dy (1462) gjoba.  

 

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në: 

  

  • Hetim i trembëdhjetë (13) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,      
  • Hetim i  nëntëmbëdhjetë(19) aksidenteve të trafikut me të lënduar, 
  • Shqiptuar tridhjetë e gjashtë (36) gjoba për mos përdorim të rripit të sigurisë,  
  • Shqiptuar njëzet e dy (22) gjoba për përdorim të telefonit, 
  • Shqiptuar katërmbëdhjetë (14) gjoba për modifikim të automjetit (folije të errëta), 
  • Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për shtatëmbëdhjetë (17) ngasës. 

 

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë personat që drejtojnë mjetet motorike që gjatë drejtimit të këtyre mjeteve të jenë të kujdesshëm dhe tu përmbahen rregullave të parapara me ligje.  

 

Drejtimi i mjeteve duke mos i respektuar normat e parapara me ligj kushton me jetë. 

You Might Also Like