ARSIMI

U pensionua Zijavere Rukovci, edukatore e shumë brezave

Sot, me emocione të veçanta, u shënua pensionimi i edukatores më të dashur për fëmijë, Zijavere Rukovci, një ikonë e shkollës “Selami Hallaqi” në Gjilan dhe një shembull i përkushtimit, profesionalizmit dhe dashurisë për fëmijët.
Për dekada me radhë, znj. Zijavere edukoi dhe frymëzoi breza të tërë, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në zemrat e nxënësve dhe kolegëve. Shtatori i ardhshëm do të jetë ndryshe pa praninë e saj, por shembulli, vlerat dhe kontributi që la pas do të mbeten gjithmonë frymëzim për ne.
Me mirënjohje të thellë, e falënderojmë për gjithçka që i dha shkollës sonë dhe i urojmë shëndet të plotë, lumturi, qetësi dhe shumë momente të bukura në këtë kapitull të ri të jetës.
Faleminderit për gjithçka, e nderuara Zijavere Rukovci! Kontributi juaj do të mbetet gjithmonë pjesë e historisë së shkollës sonë.
Urime dhe respekt për punën shumëvjeçare të edukatores Zijavere Rukovci!

You Might Also Like