Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 19.06.2026 – 25.06.2026 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e gjashtëqind e pesëdhjetë e nëntë (1659) gjoba.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
· Hetim i gjashtëmbëdhjetë (16) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
· Hetim i trembëdhjetë (13) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
· Shqiptuar dyzet e tetë (48) gjoba për mos përdorim të rripit të sigurisë,
· Shqiptuar tridhjetë (30) gjoba për përdorim të telefonit,
· Shqiptuar tetë (08) gjoba për modifikim të automjetit (folije të errëta),
· Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për njëzetë e katër (24) ngasës.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë personat që drejtojnë trotinete veçanërisht personat e rinjë që gjatë drejtimit të këtyre mjeteve të jenë të kujdesshëm dhe tu përmbahen rregullave të parapara me ligje.
Drejtimi i trotineteve pa i respektuar normat e parapara me ligj kushton me jetë.




