Futboll

Igball Jashari lojtari më i ri i Dritës

Drita ka mbyllur një përforcim të rëndësishëm për sezonin e ardhshëm, pasi sulmuesi i talentuar Igball Jashari është shumë pranë zyrtarizimit te kampioni i Kosovës.
Burime të Telegrafit pranë klubit bëjnë të ditur se marrëveshja mes palëve është arritur sot, ndërsa prezantimi i futbollistit pritet të ndodhë në ditët në vijim.
Më herët për Jasharin interesim kishte pasur edhe nga kampionati shqiptar, ku Elbasani, skuadër që po lufton për titull kampioni, e kishte futur në radar për përforcimet e verës.
Zyrtarizimi pritet të bëhet së shpejti, ndërsa te Drita shpresojnë që afrimi i tij t’i japë edhe më shumë opsione repartit ofensiv dhe të rrisë konkurrencën brenda skuadrës për sezonin e ardhshëm.

You Might Also Like