Viti

ISH- AMBASADORI HAMITI: BRITANIA FOLI QARTË- S’KA NDRYSHIM TË KUFIJVE!

Ish-ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Muhamet Hamiti e ka deshifruar mesazhin që ka përçuar sot Ambasada britanike në Prishtinë, në lidhje me kufijtë e Kosovës dhe Serbisë, shkruan AktivPress.

“Qeveria britanike beson se kjo [normalizimi i marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë] duhet të jetë në bazë të njohjes së vendeve të pavarura brenda kufijve të tashëm”, i ka thënë Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë Radios Evropa e Lirë.

Për Hamitin, ky është “qëndrim i qartë, qëndrim i drejtë i Qeverisë britanike ndaj ideve për ndarje të Kosovës në vija etnike, shqiptuar kohëve të fundit në Beograd e në Prishtinë në emër të ‘kompromisit të dhimbshëm’”.

Kompromisi i dhimbshëm, sipas tij, është bërë me Pakon e Ahtisarit në negociatat ndërkombëtare Kosovë-Serbi para shpalljes së pavarësisë në shkurt të vitit 2008.

“Këtë kompromis e ka pranuar Kosova; e kanë njohur 115 shtete, anëtare të OKB-së. Tash duhet ta njohë Serbia. Shkurt e shqip.”, ka thënë Hamiti. Kundër ndryshimit të kufijve janë shprehur shumica e liderëve politikë, analistë e studiues të marrëdhënieve ndërkombëtare.

You Might Also Like