Futboll

Islami: Për lojën e nesërme jemi të motivuar maksimalisht

Futbollisti i Dritës 𝑫𝒓𝒊𝒍𝒐𝒏 𝑰𝒔𝒍𝒂𝒎𝒊 potencoi se atmosfera brenda skuadrës është e mirë dhe secili po e kërkon dhe jep maksimumin.
“Dihet që derbi është i pa parashikueshëm dhe sigurisht kishim dëshirë të fitojmë, por megjithatë nuk e humbëm. Nuk mungoi mobilizimi apo angazhimi në ndeshje, por gjërat nganjëherë nuk shkojnë sipas planifikimeve. Nesër jemi të motivuar maksimalisht në ndeshjen ndaj Malishevës dhe shpresoj t’i kthehemi fitoreve dhe kreut të tabelës”, ka thënë 𝑰𝒔𝒍𝒂𝒎𝒊.

You Might Also Like