Futboll

Ja kur do të zhvillohet kryendeshja Gjilani – Ballkani

Kryendeshja e tërë stinorit ndërmjet të dytit në tabelë, SC Gjilani dhe liderit të tashëm KF Ballkani, do të zhvillohet këtë të diele me fillim në ora 13 e 30.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga klubi bardh e kuq nga Gjilani, i cili po i bënë përgatitjet e fundit për këtë ndeshje, e cila bëhet me dije se do të zhvillohet në Stadiumin e Qytetit në Gjilan.

Për momentin, në tabelën e klasifikimit, Ballkani është i pari me 54 pikë nga 26 ndeshje të zhvilluara, ndërkohë që Gjilani është në pozitën e dytë me 49 pikë, Në dy ndeshjet e para të këtij kampionati, Gjilani kishte barazuar në fushë të vet me Ballkanin, kurse në ndeshjen e dytë në Suharekë, Gjilani kishte ngadhënjyer me rezultat 1:0.

You Might Also Like