Gjilan

Ja kur Lutfi Haziri do t’ia dorëzojë detyrën Alban Hysenit

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, nesër (e enjte) i dorëzon detyrën kryetarit të ri, Alban Hyseni. Ceremonia e dorëzim-pranimit bëhet me fillim në ora 11:00, në Zyrën e Kryetarit. Paraprakisht do të mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal të Gjilanit ku në rendin e ditës është paraparë

RENDI I PUNËS I MBLEDHJES INAUGURUESE TË KUVENDIT TË KOMUNËS SË GJILANIT

Arritja dhe nënshkrimi i anëtarëve të Kuvendit të Komunës dhe pjesëmarrësve tjerë
Fjala mirëseardhëse e anëtarit më të vjetër të Kuvendit të Komunës

  • Fjala mirëseardhëse
Kryesimi i mbledhjes nga anëtari më i vjetër i Kuvendit të Komunës

  • Dhënia e Betimit nga anëtarët e Kuvendit të Komunës,
  • Dhënia e Betimit të Kryetarit të Komunës,
Fjala përshendetëse  e Kryetarit të Komunës, z.Alban Hyseni
Fjala përshëndetëse nga MAPL

Mbyllja e seancës

You Might Also Like