Futboll

Ja sa do të kushtojnë biletat për ndeshjen Drita – Inter Turku

FC DRITA ju njofton se biletat për ndeshjen e kthimit, FC DRITA – FC Inter Turku do të dalin në shitje të dielën në formë fizike në dy pika të shitjes:
• Para teatrit të qytetit
• Te stadioni i qytetit
Shitja fillon të dielën në ora 12:00 deri në ora 20:00.
Tribinat në Veri dhe Jug janë të mbyllura, ndërsa çmimi për biletat në dispozicion janë:
• Lindje 3 euro
• Perëndim 7 euro
• VIP 20 euro
Për informata të tjera do të njoftoheni me kohë.

You Might Also Like