Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 28.08.2026 – 03.09.2026 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e gjashtëqind e tetëdhjetë e tri (1683) gjoba.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
- Hetim i një (1) aksidenti të trafikut me pasoja fatale,
- Hetim i shtatëmbëdhjetë (17) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
- Hetim i dymbëdhjetë (12) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
- Shqiptuar tridhjetë e nëntë (39) gjoba për mos përdorim të rripit të sigurisë,
- Shqiptuar tridhjetë e dy (32) gjoba për përdorim të telefonit,
- Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për pesëdhjetë e katër (54) ngasës.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit uleni shpejtësinë. Shpejtësia nuk është krenari, por shkak i tragjedisë. Respektoni rregullat e trafikut, mos përdorni telefonin gjatë vozitjes, vendosni rripin e sigurimit dhe tregoni kujdes ndaj këmbësorëve, respektoni sinjalistikën dhe semaforët. Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët!




