Te ndryshme

SHQIPËRINË E BËJNË BASHKË ATA QË E KANË NDARË, E JO ATA QË E KANË KUNDËRSHTUAR NDARJEN DHE QË JANË PËR BASHKIM

SHQIPËRINË E BËJNË BASHKË ATA QË E KANË NDARË, E JO ATA QË E KANË KUNDËRSHTUAR NDARJEN DHE QË JANË PËR BASHKIM

Shqipërinë duhet ta bëjnë bashkë pikërisht ata që e kanë ndarë, jo ata që e kanë kundërshtuar dhe që kurrë nuk e kanë pranuar ndarjen e saj!

Populli shqiptar nuk e ndau vetveten, nuk i ngriti kufijtë mes trojeve të veta dhe nuk vendosi që një pjesë e tij të mbetej jashtë shtetit amë!

Ndarja iu imponua nga fuqitë e mëdha të kohës, përmes vendimeve që shpërfillën vullnetin, historinë dhe të drejtën e popullit shqiptar për të jetuar bashkë dhe jo i ndarë!

Prandaj, përgjegjësia historike dhe morale për ta korrigjuar këtë padrejtësi u takon atyre që e krijuan dhe e vulosën atë në dëm të popullit, Atdheut dhe Kombit tonë!

Shqiptarët që e kundërshtuan copëtimin, që luftuan dhe u flijuan për tërësinë kombëtare, nuk mund të shpallen fajtorë pse kërkojnë rikthimin e një të drejte që u është shkaktuar dhe pastaj mohuar!

Bashkimi i Shqipërisë dhe i trojeve shqiptare nuk është thirrje për pushtimin e tokave të të tjerëve, por kërkesë reale që populli shqiptar të mos mbetet përgjithmonë i ndarë nga kufijtë e vendosur pa vullnetin dhe kunder dëshirës së tij!

Ata që e ndanë Shqipërinë duhet të kenë guximin politik dhe ndërgjegjen historike ta pranojnë padrejtësinë dhe të kontribuojnë në korrigjimin e saj!

Duhet të ngjajë ky fenomen, prandaj i nderuar Shoku Dr. Gani Morina , duhet ta dijme se plagën nuk mund ta shëron ai që e kundërshtoi hapjen e saj, por ai që e shkaktoi dhe që ka fuqinë ta mbyllë!

Shqipërinë e bëjnë bashkë ata që e kanë ndarë, Fuqitë e Mëdha, jo vetëm ata që kanë kundërshtuar dhe që kanë qenë kundër ndarjes!

Ata që të plagosin gabimisht dhe që e pranojnë edhe mund të të shërojnë, nëse dëshirojnë, këtë e ka dëshmuar përkrahja e ndarësve tanë dikur, që na kanë ardhur në ndihmë për çlirim gjatë luftës së UÇK-së, nga Serbia pushtuese!

Ismet Sylejmani!
Prishtinë, 3 Shtator 2026!

You Might Also Like