Ka përfunduar stinori vjeshtor në Ligën e Parë të Juniorëve, që ndryshe njihet si U19 në të cilën FC Drita është renditur në pozitën e dytë me 25 pikë të tubuara.
Sic ka theksuar Genc Sermaxhaj, kryetrajner nga gjithsej 13 (trembëdhjetë) xhiro të zhvilluara, lojtarët e tij arritën të fitojnë 8 (tetë) ndeshje, 3 (tri) humbje, 1 (një) barazim dhe një ndeshje kanë pauzuar.
“Jam shumë i kënaqur me atë se çfarë lojtarët kanë treguar e arritur në këto ndeshje, por me pak fat do të ishim edhe të parët në renditje”, ka thënë Sermaxhaj, që ka shtuar se ekipi i tij vazhdon të jetë brenda objektivave, dhe në rrugë të mirë për t’u rikthyer në Superligë.
Duhet t’i falënderojmë të gjithë për mbështetjen, por më së shumti lojtarët të cilët bënë maksimumin, por shumë i sigurt se do të bëjnë edhe më shumë në pranverë.