Përderisa punimet në Stadiumin e Qytetit në Gjilan po vazhdojnë me ritëm të ngadalshëm, po bëhen përpjekje që së paku në Stadiumin me bari sintetik të përmirësohen kushtet për zhvillimin e ndeshjeve.
Kështu, së paku sivjet pritet që disa ndeshje që Drita dhe Gjilani i zhvillojnë si vendas nën dritën e reflektorëve, ngase në këtë stadium po punohet për punësimin e tyre.
Këtë e ka konfirmuar edhe Agim Ademi, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili ka theksuar se nga sezoni i ri do të rritet numri i ndeshjeve që zhvillohen në mbrëmje në elitën e futbollit kosovar.
Dy skuadrat nga Gjilani, do të kenë mundësinë t’i zhvillojnë ndeshjet si vendas nën dritën e reflektorëve në stadiumin me bari sintetik, deri në përfundimin e punimeve në stadiumin kryesor.
Kryelajmi.com



