Nga data 19 deri më 25 gusht, në Bresalc do të mbahet i Turneut Tradicional në Futboll të Vogël, “Ibrahim Uruqi – Hushi”. Organizatorët tashmë kanë hapur zyrtarisht aplikimet, duke publikuar detajet kryesore të kësaj ngjarjeje sportive.
Sipas informacioneve të bëra të ditura, ndeshjet do të zhvillohen bazuar në sistemin e lojës 4+1. Për ekipet më të suksesshme të garës janë paraparë edhe shpërblime financiare. Ekipi që shpallet fitues i turneut do të marrë çmimin prej 1,500 eurove, ndërsa vendi i dytë do të fitojë 500 euro.

Kusht për pjesëmarrje në këtë turne është pagesa prej 50 eurove për çdo ekip. Organizatorët kanë bërë të ditur se numri i ekipeve pjesëmarrëse është i kufizuar. Paraqitja e ekipeve dhe kërkesat për informata shtesë mund të bëhen përmes numrit kontaktues 044 132 123.
Vlen të theksohet se ky organizim sportiv, i kthyer tashmë në traditë, mban emrin e dëshmorit të kombit, Ibrahim Uruqi – Hushi. Ai mbetet një nga emrat më të ndritur të kësaj toke, një udhërrëfyes për brezat që vijnë dhe një kujtim i përjetshëm për ata që nuk u kthyen, por që na lanë një atdhe të lirë.




