Në moshën 71- vjeçare ka ndërruar jetë aktori e regjisori i njohur gjilanas Muharrem Sylejmani. Lajmi është bërë i ditur nga institucioni në të cilin ai kishte punuar e vepruar për vite me radhë, Teatri i Gjilanit.
Në njoftim thuhet:
Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot, më 01.09.2021, ka ndërruar jetë Muharrem Sylejmani (1954 – 2021), i cili ishte një nga aktorët më të mirë dhe më të dashur të Teatrit të Gjilanit, bartës i mbi 30 roleve kryesore, regjisor i dhjetëra shfaqjeve, njeriu URË i këtij institucioni.
Teatri i Gjilanit shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqëve, kolegëve dhe gjithë atyre që e njohën Muharremin, i cili me karizmën e tij, urtësinë dhe dashurinë e madhe për teatrin ka lënë gjurmë të pashlyeshme në ndëtimin e vlerave dhe krijimin e teatrit tonë.
Pastë dritë shpirti yt, Muharrem! Do të të kujtojmë përherë!
Teatri i Gjilanit nuk është më i njëjtë pa ty!