Gjilan

Kërcënimet e shantazhet nuk kanë vend në qytetin e demokracisë

Grupi i Këshilltarëve të LDK-së në Gjilan e kemi marrë me shqetësim lajmin për kërcënimin e udhëheqësit të Lëvizjes VATRA në Kuvendin Komunal të Gjilanit, Kushtrim Kadriut.
Qytetit të demokracisë nuk i shkojnë komunikimet e këtilla me bazë kërcënimet e shantazhet, prandaj Grupi i Këshilltarëve të LDK-së në Gjilan jemi kundër kësaj gjuhe komunikuese e aq më pak nga shërbyesit e shtetit.
Kërkojmë mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë në komunikim (jo vetëm se medial) të të gjithëve ndaj të gjithëve.
Duke e ditur që secili ka të drejtë të rreshtohet dhe të besojë politikisht ku të dojë, GK i LDK-së solidarizohemi me z. Kadriu, i cili në vazhdimësi ka qenë zëri mbështetës i kauzës së kryetarit, Lutfi Haziri, për tê drejtat e shqiptarëve në Kosovën Lindore.

You Might Also Like