Dy ekipet nga komuna e Gjilanit, KH Drita dhe KH Zhegra janë përballur këtë të shtunë në një ndeshje tejet interesante, e cila ka përfunduar me fitore të ekipit bardh e kaltër nga Gjilani me rezultat 34:31
Ndeshja është zhvilluar në prani të një numri të konsiderueshëm të shikuesve, rreth 700.
Ndeshja ka qenë e barabartë deri në minutën 45, kur te Drita kanë nisur të shquhen Dukagjin Azizi në fazën e sulmit dhe Arbër Sylejmani në portë, i cili ia doli të ndalë disa nga gjuajtjet vendimtare të zhegranëve.
Te ekipi i Zhegrës është shquar Shkodran Shaqiri, që ka shënuar shtatë herë.