Gjilan

KLUBI I DREJTËSISË I GJIMNAZIT NATYROR “XHAVIT AHMETI” I KA BËRË NJË VIZITË DREJTORISË RAJONALE TË POLICISË NË GJILAN

Klubi i Drejtësisë që vepron në kuadër të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan i ka bërë një vizitë Stacionit Policor në Gjilan – Drejtorisë Rajonale, ku janë mirëpritur nga togeri Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit. Togeri Hashani, ditë më parë kishte mbajtur një ligjëratë para nxënësve të kësaj shkolle, me theks të veçantë në parandalimin e përdorimit të drogave, por edhe të dukurive negative me të cilat përballen të rinjtë.

Nxënësit gjimnazistë, të udhëhequr nga mentorja e tyre, profesoresha e historisë, Besjana Gagica, nga udhëheqës policorë kanë marrë informata të shumta rreth punës së policisë, përparësitë dhe mangësitë e një polici, por edhe aspekte të tjera nga puna e tyre e përditshme. Nxënësit kanë qenë shumë kurreshtarë për punën e policisë dhe kanë parashtruar shumë pyetje e disa prej tyre kanë janë interesuar edhe për kriteret që nevojiten për t’u bërë polic i Kosovës.

Nxënësit kanë kërkuar edhe hollësi se cilat janë sfidat me të cilat përballet polici në punën e tij, në këtë rast me theks të veçantë togeri Ismet Hashani, por edhe cilat janë problemet që ka qyteti i Gjilanit si dhe mënyrën se si mund të zgjidhen ato.

You Might Also Like