Kishte ardhur në Kosovë te KV Drita e Gjilanit, me këtë ekip ishte shpallur kampion i Kosovës, për përkohësisht ishte larguar në ekipe të tjera e tashti sërish është kthyer në klubin bardh e kaltër, pasuesja Melek Erpin Erbuğa.
Drita, ekip që këtë vit kishte dështuar të shpallet kampion, duke u mposhtur në gjysmëfinale nga klubi i Ferizajt, nuk ka ndenjur duarkryq, por kryetrajneri Lorik Ilazi ia ka vazhduar kontratën lojtarëve kyçe dhe ka sjellë në radhët e veta edhe lojtare të tjera me përvojë, andaj në kampionatin që do të pasojë ai mëton që të kthehet në fronin e më të mirëve.
Gjithsesi se në ekipin e volejbollit lojtari kyç është tekniku, apo siç njihet në zhargonin e këtij sporti lojtari pasues e ndër to në volejbollin femëror tek ne më e mira është lojtarja turke Melek Erpin Erbuğa, e cila tashti edhe zyrtarisht është lojtare e KV Drita. /kryelajmi.com/.





