Muzikë

Gjilani Fest 2026 po afrohet!

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në fillimin e Gjilani Fest 2026, festivalit që do të sjellë në Gjilan shumë ansamble, artistë dhe grupe folklorike nga të gjitha trojet shqiptare.
Më 13, 14 dhe 15 qershor, në Sheshi Agim Ramadani, ju pret një festë e madhe e kulturës dhe traditës shqiptare.
Çdo mbrëmje nga ora 18:30 do të organizohet defileja e ansambleve, duke sjellë një atmosferë të veçantë me veshje kombëtare shumëngjyrëshe, valle tradicionale, muzikë dhe ritme që pasqyrojnë pasurinë e kulturës sonë.
Ejani dhe bëhuni pjesë e kësaj atmosfere plot ngjyra, këngë, valle dhe emocione, teksa festojmë së bashku traditën dhe Ditën e Çlirimit të qytetit tonë.
Mirë se vini në Gjilani Fest 2026

You Might Also Like