Viti

Komuna e Vitisë mbajti takim koordinues për parandalimin e zjarreve gjatë sezonit veror

Komuna e Vitisë mbajti takim koordinues për parandalimin e zjarreve gjatë sezonit veror
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka mbajtur sot një takim koordinues me përfaqësues të institucioneve lokale dhe mekanizmave përgjegjës për menaxhimin e emergjencave, me fokus përgatitjet për parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve gjatë sezonit veror 2026.
Gjatë takimit u prezantua Plani Komunal për Parandalimin dhe Menaxhimin e Rrezikut nga Zjarret, ndërsa u diskutuan masat parandaluese, koordinimi ndërinstitucional dhe gatishmëria e të gjitha strukturave përgjegjëse për reagim të shpejtë në rast të paraqitjes së vatrave të zjarrit.
Po ashtu, u theksua rëndësia e intensifikimit të fushatës së vetëdijesimit për qytetarët, angazhimi i grupeve operative, bashkëpunimi me Brigadën e Zjarrfikësve, Policinë e Kosovës, Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave, si dhe institucionet e tjera relevante, me qëllim të mbrojtjes së jetës, pronës dhe pasurive natyrore.
Kryetari Haliti u bëri thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal gjatë muajve të verës, të respektojnë masat parandaluese dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, duke theksuar se vetëm përmes bashkëpunimit dhe përgjegjësisë së përbashkët mund të parandalohet dëmtimi i pyjeve, kullotave dhe mjedisit.
Në takim morën pjesë përfaqësues të drejtorive komunale, Agjensionit per Menaxhimin e Emergjencave, Policisë së Kosovës, Njësisë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, QKMF-së, Inspektoratit Komunal, Agjencisë Pyjore të Kosovës, si dhe institucioneve të tjera përgjegjëse për menaxhimin e emergjencave.Aziz Zuka

You Might Also Like