Edison Kqiku, futbollist i kahmotshëm i SC Gjilani është larguar nga klubi i tij i fëmijërisë dhe karrierën do t’a vazhdojë në ndonjë klub tjetër, me gjasa të mëdha te Llapi i Podujevës.
Lajmin për largim e ka bërë vetë futbollsti, i cili në faqen e tij në facebook ka shkruar:
Pas shumë vite të mbushura me sakrificë, punë, emocione dhe kujtime të paharrueshme, ka ardhur momenti të ndahem nga SC Gjilani.
Ky klub ka qenë shtëpia ime. Këtu jam rritur si futbollist dhe si njeri. Kam pasur nderin të vesh fanellën e këtij klubi dhe të luftoj në çdo ndeshje për ngjyrat kuqe e bardh.
Një falënderim i veçantë shkon për bashkëlojtarët, trajnerët, stafin dhe drejtuesit, të cilët kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi.
Nga zemra falënderoj edhe Skifterët, të cilët kanë qenë gjithmonë pranë skuadrës. Mbështetja, këngët dhe pasioni juaj kanë qenë një motivim i madh në çdo ndeshje. Respekt për gjithçka që bëni për klubin.
Largohem me kokën lart, me shumë mirënjohje dhe me kujtime që do t’i mbaj përjetë. SC Gjilanit i uroj suksese në çdo sfidë të ardhshme.
Faleminderit për gjithçka. SC Gjilani do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time./kryelajmi.com/.





