Katër futbollistë nga regjioni ftohen për te kombëtarja U15 e Kosovës
Katër futbollistë nga regjioni ynë janë bërë pjesë e kombëtares U15 të Kosovës në futboll, derisa kanë treguar performancë të lartë në grumbullimet e bëra në kampin nacional në Hajvali.
Admirim Muji (SC Gjilani), Orges Morina (SHF Kika), Shqiptar Musliu (SHF Kosova Viti) dhe Erdi Hoxha (SHF Kosova Viti) do të jenë pjesë e dardanëve.
LRF Gjilan u uron shumë suksese futbollistëve në fjalë në grumbullimet e radhës dhe ofron mbështetje të madhe ‘njomakëve’ të tjerë të cilët mund të afrohen në të ardhmen në ekipin përfaqësues.




