Me përmirësimin e kohës, që nga sot, sot Kompania Ndërtimore dhe e Konsulencës “Area” nga Hodonoci, ka rinisë punët e ndërprera më heret, për shkak të motit dhe kushteve jo të mira për punë.
Nga pronarët e kësaj Kompanije e cila kryen punët në këtë objekt me rëndësi shoqërore u njoftuam sot gjatë vizitës që I bëmë këtij obekti o njoftuam se ata nga sot kanë rinisë dhe po vazhdojnë punët në përfundimin e objektit .
Sipas tyre aktualishtë /pas përfundimit të punëve të vrazhdëta si dhe të fasadimit të mbrendshëm të objektit / janë duke u vendosur dyert dhe dritaret në këtë objekt dhe kjo punë do të kryhet shumw shpejt e mëpastaj do të punohet intensivisht në fasadimin dhe izolimin e jashtëm të objektit.
E krahas ktyre punëve do të punohet edhe në ndërtimin e sallës së sportit që do të jetë aneks I këtij objekti.Punëkryersi është I bndur se objekti do të jetë I gatshëm plotësisht deri në shtator, kur fillon viti i ri shkollor dhe se nxënësit e kësaj shkolle vitin e ri shkollor do ta nisin në objekt të ri. Aziz Zuka