Gjilan

Komuna e Gjilanit po vazhdon të përmbush zotimet – mbështetet biznesi

Gjilan, 23 maj / Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, mbajti sesion informues lidhur me thirrjen publike “Fondi për subvencionimin e bizneseve start-up dhe bizneset e grave 2024”.

“Vitin e dytë me radhë, hapet thirrja publike për përkrahjen financiare për Start-Up dhe bizneset me pronare gra. Fondi 113 mijë euro ka për qëllim zhvillimin ekonomik”, tha kryetari Alban Hyseni.
Kreu i Komunës më tej shtoi se do të ketë përkrahje direkte financiare për ndërmarrjet e të rinjve dhe fuqizimin e bashkëpunimit me sektorin e biznesit.
“Është një tjetër zotim yni elektoral i cili po përmbushet. I bëjmë thirrje të gjithë të rinjve dhe grave ndërmarrëse që të aplikojnë dhe të fillojnë apo zgjerojnë bizneset e tyre ekzistuese, ashtu që së bashku të fuqizojmë sektorin e biznesit dhe zhvillimin ekonomik të qytetit”, tha Hyseni.
Kryetari tregoi se vitin e kaluar janë dhënë 135 mijë euro ku kanë përfituar 45 persona.
Enver Shabani, drejtor i Zhvillimit Ekonomik, tha se vazhdon mbështetja për bizneset.
Sipas tij të gjithë të interesuarit duhet të aplikikojnë në thirrjen për subvencionimin e bizneseve të grave ekzistuese dhe ndërmarrësit e rinj për tu informuar rreth mënyrës së aplikimit, kriteret e përzgjedhjes sipas udhëzuesit për aplikant.
Derisa falëderime patën edhe dy përfituese të subvecionit nga viti i kaluar, të cilat ishin pesimiste, por pas përfitimit të grantit nga komuna po vazhdojnë me biznes.

You Might Also Like