Postim i kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni:
153 lopë të racës simental për fermerët tanë. Numri më i madh i dhënë ndonjëherë për 23 vite.
Nga 159 aplikues për lopë qumështore, 153 janë përfitues.
Bujqësia vazhdon të jetë një nga prioritetet tona. Viti 2023 e gjen këtë sektor me buxhetin me të madh ndonjëherë.
Jemi në shërbim të fermerëve!
Ky projekt është bashkëfinancim me organizatën Islamic Relief Kosova, ndaj të cilëve jemi falënderues dhe mirënjohës.