Viti

Komuna e Kriva Pallankës  në Maqedoni  nderon  me mirënjohje kryetarin Sokol Haliti 

 

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti po qëndron për vizitë në Komunën e Kriva Palankes së Maqedonisë së Veriut. Kjo vizitë po bëhet në kuadër të bashkëpunimit të Komunës së Vitisë dhe Kriva Palanken në kuadër të projektit Ndërkufitar të Bashkimit Evropian “Cross Border”, në komponentën “Turizmi pa Kufi”.

 

Aty Kryetari Haliti është pritur nga homologu i tij maqedonas, Borjanqe Micevski i cili e ka nderuar Kryetarin Haliti me mirënjohje për bashkëpunim ndërinstitucional.

 

Gjatë qëndrimit të tij në këtë komunë, Kryetari Haliti, do  të zhvilloj takime dhe vizita të ndryshe dhe ndër to do të vizitoj edhe shetitoren që është ndërtuar në këtë komunë në kuadër të projektit Ndërkufitar “Cross Border” të Bashkimit Evropian.Aziz Zuka

 

You Might Also Like