Viti

Komunarët e Vitisë thonë se Plani Zhvillimor Komunal i vitit 2011-2020 ishte pengesë për ndërtimin e fushës ndihmëse të futbollit në Pozharan !

Në një Konferencë të Jashtëzakonshme të thirrur nga institucionet komunale të Vitisë sot me rastin e reagimit që ka bërë Dega e PDK-së në Viti e cila ka kundërshtuar Vendimin e marrur në seancën e fundit të KK të Viti e që ka të bëjën më miratimin e një vendimi me rëndësi për qytetarët e kësaj komune e konkretisht rreth përcaktimit të lokacionit për ndërtimin e fushës ndihmëse të futbollit në Sadovinë të Jerlive e jo në Pozharan nga është edhe KF “Vllaznia” si anëtare e Supërligës së Kosovës në emer të së cilës është fituar edhe donacioni për këtë objekt sportive, veq tjerash u tha se : “Kuvendi Komunal i Vitisë në seancën e parë të rregulltë të KK-së për këtë vit, ka vendosur që fusha ndihmëse e futbollit të ndërtohet në fshatin Sadovinë të Jerlive, lokacion ky i ndarë në bazë të Planit zhvillimor Komunal 2011-2020. Sipas nënkryetarit të komunës Hasan Alia , Ky vendim është miratur nga këshilltarët komunal në seancën e funditë të legjislaturës së re,ndërsa sot kjo është konfirmuar edhe një herë nga organet komunale.

Është një projekt që vjen nga Ministria e Kulturës ,Rinisë dhe Sportit dhe prej Federatës së Futbollit të Kosovës me që rast bazuar në marrveshjën e arritur me këto dy institucione vlera e projektit është 250 mijë euro, ku FFK-ja do të participon 120 mijë euro, MKRS-ja 100 mijë dhe komuna e Vitisë do të participon ne këtë projekt 30 mijë euro, në kuadër të investimeve kapitale në infrastrukturën fizike sportive në Kosovë.

Por lokacioni i ndarë në Sodovinë kishtë ngjallur pakënaqësi nga ana e Klubit Futbollistik “Vllaznia” e Pozharanit si dhe qytetarët e këtij lokaliteti më të madhe të komunës së Vitisë të cilët kërkojnë që ky investim të bëhet në Pozharan, gjë që ka marrë përkrahjen edhe nga Partia Demokratike e Kosovës në Viti e cila ka reaguar duke kritikuar partinë në pushtet ku ka thënë se investimi i është ndarë për faktin që KF “Vllaznia “ e Pozharanit është anëtare e Superligës dhe investimi duhet të shkoj në Pozharan e jo në Sodovinë të Jerlive, siq ka propozuar qeveria komunale e Sokol Halitit dhe e cila u votua nga këshilltarët e LDK-së e disa partive tjera.

Duke qenë i njohtuar pakashumë për gjitha këto paknaqësi të shprehuara edhe nëpër rrjetet sociale lidhur me kundërshtimin e miratimit të këtij Vendimi nga Kuvendi i Komunës , nënkryetari i Komunës së Vitisë,Hasan Aliu,pas gjithë kësaj ,në një konferencë pëer media , ka sqaruar se një vendim i tillë ka

ardhur pasi Komuna është e interesuar për ta fituar një donacion të tillë të rëndësishëm dhe ka punuar në plotësimin e dokumentacionit të kërkuar nga FFK-ja .Ai pati disa fjalë edhe për reagimet e fundit të PDK-së ,e cila para tyre ka qenë në pushtet.

“Plani Zhvillimor Komunal është aprovuar në kohën kur PDK-ja kishte qeverisur në Komunë me kryetarin Nexhmedin Arifin,në atë kohë PDK-ja ,ka bërë një punë të mrekullueshmne, por më habit fakti se si një parti politike për punën e vetë të mrekullueshme në qeverisjen komunale lidhur me ketë plan, tash del dhe nuk e njeh, del në media dhe e mohon Planin Zhvillimor Komunal, kjo do të i shkaktojë probleme vetë partisë të cilët nuk e njohin e as punën e vetë. E në pyetjëën tonë se a ka munguar munguar konsultimi me faktorët relevant në këtë rast me Kryesinë e Vllaznisë si dhe pse ky propozim vendim erdhi aq shpejte per miratim në kuvend? Aliu u shpreh se na është kërkuar me anë të një shkrese në afat të caktuar nga niveli qendror vendimi për ndarjen e parcelës për ndërtimin e fushës sintetike ,në mesin e kritereve tjera”, ka thënë Hasan Alia në mes tjerash për të shtuar se kanë vepruar në bazë te ligjit.

Ai ka potencuar se ky investim nuk mund të bëhet në Pozharan ,pasi që parcelat e mundshme atje janw të destinuara për banim dhe jo për infrastrukturë sportive.

“Komuna i ka propozuar Kuvendit Komunal që lokacioni të jetë në Sadovinë të Jerlive dhe propozimi është miratuar në Kuvend.Jemi duke plotësuar gjithë dokumentacionin për të perfituar një projekt të tillë dhe atë ta sjellim në Viti dhe afati wshtw deri me 7 shkurt,I cili do të ju mundësojë realizimin e aktiviteteve sportive klubeve futbollistike të Vitisë të cilat bëjnë gara në nivelin elitar”, ka thënë ai duke potencuar dhe vlerësuar se ky donacion është meritë e Vllaznisë së Pozharanit. Nënkryetari Alia, në fund ka potencuar se është i njoftuar se stadium i Vllaznisë është në gjendje shumë të rëndë por se kjo do të rregullohet shumë shpejt ngase se shpejti do të nisin punimet në rivitalizimin e këtij stadiumi që pritet të nisin me permirsimin e motit, sepse tashmë është gjthqka gati pasi që është nënshkruar Kontrata e punës me operatorin respektivisht punëkryersin ku do të investohen mbi 400 mijë euro

Aliu ka thënë se qarqe të caktuara janë duke pritur e politizuar këtë projekt për të nxitur pakënaqësi tek pozheranasit ,të cilët shquhen për mirëkuptim dhe nuk do të politizohën lehtë nga politika./ Aziz Zuka

You Might Also Like