Bujqësi

Konfiskohet një sasi e konsiderueshme e masës drurore

Komuna e Vitisë ka konfiskuar 6 automjete me të cilët po transportoheshin masë drurore në mënyrë ilegale.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, vitin 2022 e ka shpallur vit të mbrojtjes së pyjeve në këtë komunë. Në vazhdën e aktiviteteve për parandalimin e keqpërdorimit të pyjeve, Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, së bashku me trupën koordinuese për mbrojtjen e pyjeve kanë ndërmarrë masa të shumta për mbrojtjen e pyjeve publike në territorin e komunës së Vitisë.

Ditëve të fundit, janë konfiskuar 6 automjete me të cilët transportonin masë drusore në mënyrë ilegale. E drejtoi I Drejtorisë së Bujqësisë Pylltarise dhe Zhvillimit Rural, Naim Pira, ka falënderuar të gjithë mekanizmat që po bashkëpunojnë me Autoritetin Pyjor Komunal dhe komandantin e Stacionit Policorë në Viti, kapitenin Afrim Halili, në parandalimin e kësaj dukurie negative dhe ka ftuar qytetarët të cilët hasin në prerjen dhe transportimin ilegal të drunjëve, të njoftojnë organet përkatëse.Aziz Zuka

You Might Also Like