Gjilan

Kryetari i Gjilanit, Alban Hasani, kërkon nga shqiptarët e Luginës të organizohen e mobilizohen në përkrahje të Shaip Kamberit

Kryetari i Gjilanit, Alban Hasani, kërkon nga shqiptarët e Luginës të organizohen e mobilizohen në përkrahje të Shaip Kamberit. Ai ka shkruar:

Shaip Kamberi, përfaqësuesi i shqiptarëve të Luginës po garon për deputet në zgjedhjet parlamentare të jashtëzakonshme në Serbi.
Përfaqësimin dinjitoz, z. Kamberi na e ka dëshmuar kaherë. E për këtë, duhet të vazhdojmë ta përkrahim në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi.
Data është i 17, numri është 13. Le të organizohemi e të mobilizohemi. Bashkë në përkrahje të Shaip Kamberit!

You Might Also Like