Gjilan

Nazim Gagica në Gjermani, AAK po forcohet, thonë Blakaj e Mustafa

Bashkë me kryetarin e AAK-së për Gjermani, Ukë Blakajn, pritëm në takim kryetarin e Aleancës në Gjilan, Nazim Gagica dhe anëtarin e kryesisë, Vedat Beqiri të cilët po qëndrojnë për vizitë në Gjermani.
Aleanca në Gjilan po rritet e po fuqizohet falë angazhimit të z.Gagica dhe ekipit të tij të cilët po dëshmojnë se janë të hapur për kuadro të reja që duan të japin kontributin e tyre në interes të Gjilanit dhe të Kosovës përgjithësisht.
Ne mbetemi të vendosur që të jemi në mbështetje të vazhdueshme për Kosovën dhe qytetarët e saj. Bashkërisht në Aleancë do të jemi në koordinim të plotë që me kriju strategji përmes së cilës do të krijohen kushte të favorshme për investitorë shqiptarë nga Gjermania e nga kudo tjetër që ata jetojnë e ushtrojnë veprimtaritë e tyre biznesore e që janë shndërruar në storie suksesi.
Faleminderit kryetarit Gagica me bashkëpunëtorë për vizitën në Gjermani!

You Might Also Like