KULTURA

“Kult Qendra” pritet të jetë pjesë e Gjilanit

Kryetari Hyseni bashkë me Ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, kanë nënshkruar memorandum bashkpunimi për bashkëfinancim për projektin ideor “Kult Qendra”.

Hyseni ka treguar se vlera e këtij projekti është 733,000,00€, më tutje ai ka thënë se qytetit të Gjilanit, i ka munguar një qendër e madhe kulturore me dizajn modern e bashkëkohor.

Shkrimi i plotë:

Qendër e re gjigande Kulturore për Gjilanin, qytetin e kulturës! 🏛️🤩

733,000,00€ është vlera e Memorandumit të Bashkëfinancimit që nënshkruam sot me Ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka për projektin ideor “Kult Qendra”.

Gjilanit si qytet i kulturës, gjithmonë i ka munguar një qendër e madhe kulturore me dizajn modern e bashkëkohor. “Kult Qendra” do të jetë vendi i cili do të mbledh të gjithë artdashësit në një vend, për të promovuar artin e tyre në forma unike e duke reflektuar kështu një imazh të ndritshëm të qytetit për shumë vite të ardhshme⚡️.

You Might Also Like