Viti

Kuvendi komunal i Vitisë kundërshton fuqishëm vendimin për rritjen e tarifës për pagesën e sigurimit për automjetet

 

Në Viti, kryesuar nga Naim Pira,kryesues sot është mbajtur sot mbledhja e dhjetë e rregullt e Kuvendit komunal të Vitisë, me që rast është diskutuar për një varg çështjesh, që ishin paraparë në rend dite. Fillimisht kryesuesi i Kuvendit Komunal Naim Pira, ka shprehur keqardhje lidhur me ngjarjet e fundit në Shqipëri pas tërmetit që ndodhi sot,  në orët e hershme të mëngjesit dhe  njiherit ka shprehur edhe ngushëllime familjarëve të viktimave të cilat u nderuan me një minutë heshtje u nderuan na kuvendarët dhe të pranishmit e tjerë në këtë seancë.

 

Ndërsa në pjesën e parë të kësaj seance, këshilltarët e Kuvendit Komunal kanë parashtruar pyetje drejtorëve të drejtorive, ndërkohë që është vazhduar me procedim të pikave të parapara për këtë mbledhje.

Temë debati e që u diskutua nga këshilltarët komunal ishte edhe çështja e vendosjes së tarifës së re  nga ana e Bankës Qendrore të Kosovës, për rritje e çmimit të policave të sigurimit për automjete.

Lidhur më këtë, grupet parlamentare nxorën edhe një deklaratë të përbashkët, përmes së cilës kundërshtojnë fuqishëm vendimin për rritjen e tarifës për pagesën e sigurimit për automjetet nga ana e BQK-së.

Nëpërmjet kësaj deklarate, Kuvendi Komunal i Vitisë ka kërkuar që të shfuqizohet ky vendim. Këshilltarët komunal, më tej kanë debatuar dhe shqyrtuan propozim rregulloren për mënyrën e menaxhimit dhe shfrytëzimit të palestrës sportive, propozim vendimin për shpalljen në diskutim publik të Draft, Strategjisë Komunale kundër Dhunës në Familje dhe Planit të Veprimit 2019-2023, pika këto që u aprovuan nga kjo asamble.

 

Gjithashtu u dha edhe një Informatë për përgatitjen e të mbjellave vjeshtore. Krahas këtyre pikave që ishin paraparë për këtë seancë, këshilltarët miratuan edhe përfshirjen e tri pikave të tjera të cilat edhe u aprovuan.

Këto pika kishin të bënin me propozim vendimin për ndërtimin e një objekti shkollore dhe të një çerdhe publike në komunën e Vitisë, propozim vendim për dekorime dhe mirënjohje me rastin e Festës së Flamurit 28 Nëntorit, si dhe propozim vendimi për transferin e mjeteve buxhetore nga kategoria ekonomike paga dhe mëditje në kategorinë ekonomike paga e mëditje në mes programeve buxhetore. Aziz Zuka

You Might Also Like