Viti

Kuvendi Komunal i Vitisë, mbajti mbledhjen e dhjetë të rregullt

Kshilltarët e Kuvendit të komunës së Vitisë në seancën e sotme të dhjeten me radhë kanë patur para vetes një materjal të gjërë me shumë pika të rendit të ditës që ishte propozuar për shqyrtim dhe diskutim nga Kryesuesi I Kuvedit Naim Pira.Fillimishtë, Kryesuesi i këtij Kuvendit, ka njoftuar asambleistët vlerësimin e ligjshmërisë së akteve nga mbledhja e fundit. Ai po ashtu njoftoj Kuvendin mbi ndryshimet që janë bërë në përbërjen e këtij Kuvendi, duke potencuar se tash e tutje subjekti politik Lidhja Demokratike e Kosovës, do të përfaqësohet si udhëheqësni Grupit nga Këshilltari I këtij subjekti Ali Bajrami. Kryesuesi Pira gjithashtu njoftoj se Drejtoria për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë do të udhëhiqet tani nga drejtoresha, Majlinda Ostërgllava e cila ditë më parë është emruar nga kryetari I Komunës Sokol Haliti.Si rëndom para aprovimit të rendit të

punës këshilltarët komunal në foltore parqitën kërkesa nga më të ndryhmet e më të zëshmit në këtë aspekt ishin këshilltarët komunal nga opozita ata të PDK-së dhe Vetëvendosjës si Bekim Azizi, Mirlind Sadiku ,Idajete Pira etj, të cilët paraqitën shqetësimet e qyterëve, rreth /mos/ realizimit të projekteve të ndryshme, por edhe të lëshimeve gjatë punësimit të punëtorve të arsimit por edhe problem rreth nevojave të qytetarëve të fshatrave të ndryshme për kyqje në ujësjellsin e Letnicës.

Pas aprovimit të rendit të punës është zhvilluar një diskutim rreth pikave të rendit të punës, në këtë seancë të Kuvendit Komunal të Vitisë, janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash të gjitha pikat e parapara. Megjithatë këshilltarët e Kuvendit Komunal më së shumti kanë diskutuar mbi Pasqyrat Financiare të buxhetit Komunal për periudhën janar-shtator 2018 ku para kshillatrëve të njejten e ka elaboruar Ibrahim Rama,drejtor I Finaancave dhe i Zhvillimit, Ekspozeu I tij kishte të bënte në skjarimin dhe arsyetimin e vrejtjeve dhe akuzave që dhanë gjatë diskutimit për shpenzimet e mjeteve buxhetore këshilltarët nga opozita të cilët akuzonin për hargjime të buxhetit jo me nikoqirllëk.

Lidhur me këtë pikë këshilltarët e pozitës dhe opozitës kishin mendime krejtësisht të ndryshme mbi realizimin e projekteve dhe të shpenzimeve të bërë gjatë kësaj periudhe. Në seancën e sotme janë shqyrtuar dhe miratuar eddhe disa propozim vendimesh me rëndësi për qytetarët.

Si propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shpalljen në diskutim publik rregulloren për mbledhjen dhe shpenzimin e të hyrave vetanake nga arsimi dhe aftësimi për të rritur.Pastaj, Informatë e punës së Zyrës së Personelit për periudhën Janar-Dhjetor 2017. Raport për shpërndarjen e subvencioneve nga kodi i Kryetarit të Komunës dhe nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport, Drejtoria e Bujqësisë dhe Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Informatë (raport) për zbatimin e planit të integritetit për Komunës e Vitisë.

Kurse si plotësim i rendit të ditës të paraparë me shumicë votash është votuar edhe Propozim Vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit me nr. 01-110/05-1002 i datës: 28.09.2018 me të cilën bëhet inicimi i procedurave për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale-Parkingjet në qytetin e Vitisë për një periudhë prej 2 viteve dhe atë përmes ankandit publik.

Ndryshe, gjatë kësaj mbledhje Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti I cili pak me vonesë arrti në seancë për arsye objective, ka falënderuar Kuvendin Komunal të Vitisë, për bashkëpunimi me qeverinë lokale në këtë komunë, duke potencuar se ata do të punojnë se bashku në mirën qe gjithë qytetarëve vitias.AzizZuka

You Might Also Like