Sportet me dorë

KV DRITA fituese e Turneut në Strumicë

KV DRITA fituese e Turneut në Strumicë.

✔️ Ekipi jonë DRITA ishte ftuar në turneun ndërkombëtarë në Maqedoninë e Veriut.

📍Turneu u zhvillua në qytetin e Strumicës në Maqedoninë e Veriut me datën 10/11 shtator 2022.

🏐 Turneu organizohet nga ekipi “Nakovski Volley” nga Strumica.

👏👏👏Në turne përveq Dritës sonë ishin pjesëmarrës edhe 3 ekipe tjera.

Pjesë e turneut do ishte:
Organizatori
“Nakovski Volley” nga Strumica e Maqedonisë së Veriut 🇲🇰
Ekipi nga liga më e lartë e Maqedonisë së Veriut i cili vitin e fundit u rendit i 3-ti në tabelën përfundimtare të Ligës në Maqedoninë e Veriut.

“KV Skenderaj” nga Skenderaj
Ekipi nga Superliga Kosovës 🇽🇰

“OK Rabotnicki Skopje” nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut. 🇲🇰
Ekipi i Superligës nga Maqedonija e Veriut i cili vitin e fundit u shpall Kampion i ligës Maqedonase.

✅ Turneu u zhvillua per nder te volejbollistit te shquar nga qyteti i Strumicës dhe mban emrin “ILIJA KARAMANOV”

🏆 Forma e turneut ishte me formulën e eliminimit, ku të shtunën me datën 10 shtator 2022 u luajtën ndeshjet gjysëmfinale dhe te dielën më 11 shtator 2022 ato finale.
————————————————————————
🏐 Agjenda e Turneut ishte:

🗓 10 shtator 2022, e shtunë
🔘GJYSËMFINALET

OK Rabotnicki – KV Skenderaj 3-2

OK Nakovski Volley – KV DRITA 0-3

FINALET
🗓 11 shtator 2022, e dielë

Ndeshja për Vendin e 3-të 🥉
KV Skenderaj- OK Nakovski Volley 3-0

FINALJA 🥇
KV DRITA – OK Rabotnicki 3-1

Renditja e Turneut:

1. KV DRITA – Femrat 🥇
2. OK Rabotnicki 🥈
3. KV Skenderaj 🥉
4. OK Nakovski Volley

Fituesit ne fund u nderuar me Kupa.

ОК Наковски волеј
OK Rabotnicki Skopje
KV Skenderaj

You Might Also Like