Gjilan

LDK i dërgon telegram ngushëllimi familjes Hasani

Telegram ngushëllimi
Me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit, Sali Hasani, ish-zyrtar komunal i Gjilanit, kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi me familjes Hasani.
E nderuara familje Hasani,
Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit Sali Hasani.
Ai do të kujtohet përgjithmonë për kontributin e tij të madh si zyrtar në Komunën e Gjilanit, si punëtor i zellshëm, i përpiktë e i dashur për të gjithë.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, kolegëve e farefisit!

You Might Also Like