Trepça ’89 sivjet ka formë të luhatshme e kjo u dëshmua edhe në ballafaqim me Gjilanin, nga i cili u mposht me rezultat të pastër 2:0.
Këtë e ka pranuar edhe kryetrajneri i saj Gugash Magani, i cili i ka theksuar:
“Ekipi ka shfaqur ndjenja kënaqësia nga ndeshja e fundit. Skuadra që mendon se ka motiv për titull gjatë tërë kohës duhet të ketë formë të lartë dhe nuk guxon të ketë luhatje në formë. Mendoj se fitorja me Vllaznimin na futi në vetëkënaqësi e sit me Gjilanin fitorja e ekipit vendas ishte e merituar. Kjo ndeshja duhet harruar edhe pse kishim momentet tona, sidomos te rasti kontestues dhe te shtylla. Kjo nuk ia zbeh fitoren Gjilanit”, ka thënë Magani se tash më objektiva për titull është larg dhe ekipi do të bëjë analizat dhe do të merret vendimi, të cilin do t’a pranojë ai.