Fshatrat e Malësisë janë goditur nga moti i keq, i krijuar pas reshjeve të pandërprera të borës. Sipas një banori të Marocës, ky fshat është izoluar tërësisht. “Banorët e kanë të pamundur të lëvizin e te komunikojnë, i gjithë fshati është i izoluar, të gjitha rrugët janë të bllokuara dhe nuk ka pasur asnjë ndërhyrje”, ka thënë ai për KamenicaPress. Edhe në fshatra të tjerë të Kamenicës paraqitet gjendje e rëndë, ku trashësia e borës ka shkuar nga 50 centimetër deri në 1 metër.