Gjilan

“Eco-higjiena” në grevë, bërllok kudo

Për Gjilanin viti 2017 nisi me kontejnerë të stërmbushur nëpër rrugë, kurse punëtorët e “Eco-higjienës” janë në grevë. Paralajmërimi se disa punëtorë do të përjashtohen nga puna, ka nxitur edhe punëtorët e tjerë që pakënaqësinë e tyre t’a shprehin me greva. Me një situatë të tillë Gjilani ishte përballur edhe gjatë veres, kurse një gjendje e tillë po mbretëron edhe tashti, në mes të dimrit.

Punëtorët: Qëndrojmë pranë kërkesave tona

Këshilli i punëtorëve i Kompanisë “EcoHigjiena” në Gjilan përmes një njoftimi kanë bërë të ditur se që nga e mërkura janë duke protestuar dhe për këtë edhe nuk janë kryer shërbimet, për çka kanë kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve dhe klienteles.

Në këtë njoftim të këtij këshilli thuhet tutje se:
Këshilli i punëtorëve dhe punëtorët kërkojnë mirëkuptim nga qytetaret për situatën e krijuar me mbeturinat në qytet dhe ju njoftojmë se që nga dita e Mërkurë ne jemi në protestë dhe për këtë arsye nuk janë kryer shërbimet ndaj klientëve.

Arsyeja e kësaj proteste është largimi i këtij menaxhmeti që është i përfaqësuar nga partneri privat,që kanë e krijuar këtë situatë dhe keqmenaxhimin e kompanisë,të njëjtit po mundohen ta uzurpojnë këtë kompani publike,persona të cilët janë të ndjekur nga organet e drejtësisë për keqpërdorimet që i kanë bërë kësaj kompanie.

Ju bëjmë thirrje partive politike që mos të mundohen ta politizojnë problemin ngase fajtorë për situatën e krijuar në këtë kompani jeni pikërisht ju partitë politike që e keni bërë këtë partneritet publiko-privat në vitin 2012 që ka rezultuar i dëmshëm për punëtoret, Kompaninë dhe Komunën.

Kryetari dhe organet komunale janë duke punuar në zgjidhjen e problemeve të cilat do të rezultojnë në daljen prej situatës së krijuar nga menaxhmeti i papërgjegjshëm i cili me qëllime të caktuar po zhvendosë vëmendjen përmes largimit të punëtorëve, sepse ky partner që thirret si investitor i huaj nuk ka investuar fare dhe as qe diskutohet për investim.

Protesta do të vazhdojë dhe ne kërkojmë respektim në përpikëri marrëveshjes së Kryetarit të Komunës z. Lutfi Haziri të arritur më datë 20.11.2016 me partnerin privat.

Ne si këshill i punëtorëve nuk mbajmë përgjegjësi për situatën e krijuar dhe veprimet individuale të qytetarëve sepse jemi duke luftuar për të drejtat tona të cilat janë përdhosur nga partneri privat dhe lusim edhe njëherë qytetarët që të jenë të durueshëm dhe të mos hedhin mbeturina aty ku nuk është vendi. Pra edhe nga ju kërkojmë vetëpërmbajtje sikur ne që kemi duruar që nga viti 2012.

 

Haziri: Asnjë punëtorë nuk guxon të largohet nga puna

 

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, në lidhje me këto zhvillime ka dalë me një prononcim të tijin në të cilin është thënë se nuk do ta lejojmë këtë çoroditje që është katandisur kompania “Eco-Higjiena”. Kërkoj vetëpërmbajtje nga të gjitha palët. Ne mbetemi pas premtimeve të dhëna më 2 dhjetor 2016 dhe asnjë punëtorë protestues nuk mund të largohet nga puna. “Eco-Higjiena” nuk është kompani private, por është në partneritet publiko-privat. Prandaj, sjelljet e partnerit “Moser Group” sikur gjithçka është private nuk i tolerojmë në asnjë mënyrë dhe kërkojmë nga ta që të sillen përgjegjshëm karshi situates. Në shekullin 21, me ia marrë dikujt kofën e bërllogut nga dora dhe me e lanë pa bukë, është kërcënim, dhe unë kurrë nuk do ta mbështesë një politikë të tillë!

Austriakët: Punëtorët po i trajtojmë  mirë

Edhe investitorët austriakë kanë arsyetimet e tyre, dhe sipas tyre thuhet se  Duke u bazuar në prononcimet e fundit kundruall nesh, jemi të detyruar që disa gjëra t’i shtrojmë drejtë, thotë Gerhard Dummer si përfaqësues i investitorit austriak dhe partnerit privat në Kompaninë Eco-Higjiena. Një punëtor i zakonshëm në kompani fiton 280 € në muaj. Kësaj i shtohen edhe 42 € për shujte. Ne kemi gjithsejtë 820.000 € shpenzime vjetore për paga për 163 të punësuar. Këto nuk janë paga të skllevërve e megjithatë, ato paga i kemi paguar përherë në kohë të caktuar.

Punëtorët dhe punonjësit tanë nuk kanë nga 30 minuta pushim, por nga 1 orë në ditë. Ne u ofrojmë pajisjet dhe uniformat, ju përmbahemi të gjitha rregullave ligjore dhe i trajtojmë të gjithë fair dhe drejtë.

Tek ne guxon të thotë secili mendimin e vet dhe asnjëri nuk keqtrajtohet për arsye të bindjeve politike, religjioze ose arsye tjera. Përkundrazi, ne i nxisim dhe kërkojmë prej punëtorëve tanë që të kenë mendimin e tyre dhe të veprojnë me përgjegjësi dhe nuk ndëshkojmë nëse e bënë një gabim.

Atë që ne kurrsesi nuk e pranojmë është atëherë kur: punëtorit i është tërhjekur vërejtja disaherëshe për mos përmbushje të detyrave, atij që kërcënon, sulmon dhe atakon ose gabime tjera të rënd bënë. Në raste të tilla ne përherë kontratat e punës i përfundojmë konform dispozitave ligjore në fuqi dhe punësojmë punëtorë të ri, ashtu siç është rasti i tanishëm.

Ne poashtu nuk pranojmë që një grup i vogël, të 163 punëtorëve e punonjës, pa respektuar ligjet, bllokojnë Kompaninë me makinat e saj, në mënyrë që ne të mos jemi në gjendje për të kryer detyrat tona ndaj klientëve. Kjo nuk është demokraci por, anarki dhe asnjë përfaqësues politik nuk do të duhej t‘i mbështeste sipas mendimit tim, thotë Gerhard Dummer.

Edhe po që se njerëzit do të punonin falas si skllevër, nuk është në gjendje dhe as e gatshme, asnjë kompani në kushte të tilla për periudhë afatgjate në Kosovë të investonte. Prandaj, edhe mbeten të humbura shumë vende të punës.

Ne kemi ofruar shumë propozime dhe të gjitha janë refuzuar. Ne na mbetet vetëm rruga ligjore për të rivendosur përsëri rend dhe rregull ligjor. Pa urdhrin e gjykatës apo të Kryetarit të Komunës, policia nuk ka mundësi të ndërhynë dhe të ndërprenë bllokadën e paligjshme ka thënë Gerhard Dummer në një reagim dërguar medieve.

 

Vetëvendoje hedh bërllogun para derës së kryetarit

Pas gjithë këtyre zhvillimeve Lëvzija Vetëvbendosje ka bërë një performacë duke hedhur bërllogun para derës së kryetarit. Sipas tyre bërllokun e qytetit të Gjilanit nuk e mbulon as rreth gjysmë metri borë.
Kryetari i komunës së Gjilanit dështon në zotimin e tij se, me kompaninë e pastrimit Eco Higjiena nuk do të ketë më probleme dhe as grevë, ai pat thënë se kompania nga tash do ta mbledh bërllokun me orare të rregullta. Edhe pas këtij zotimi të kryetarit se, Gjilani nuk do të shndërrohet më në deponi bërlloku, fatkeqësisht ka ndodhur e kundërta. Gjilani, sot është shndërruar në deponi bërlloku.
Ne sot i dërguam Kryetarit një sasi bërlloku nga qyteti tek zyrja e tij për ta parë edhe ai nivelin e bërllokut që po mbyt qytetin tonë.

You Might Also Like