Selim Sylejmani
Më fal nënë (2017)
më fal nënë me mirësi
djalin e parahatuar
për shkak që në fëmijëri
mjaft s’të kam ndihmuar
s’e vlerësova kujdesin
isha çun i papërmirësuar
m’u deshën shumë vite
por tani e kam kuptuar
më fal me fjalë të besës
nuk kam arsyetime
që pavarësisht ndalesës
ikja në vallëzime
për aq shumë gabime
në jetë që m’i toleroje
më fal, nënokja ime
dhe tufën time pranoje
më fal, e dashura nënë
e kam kuptuar unë tani
sa shumë më ke dhënë
dashuri dhe ngrohtësi!