Gjilan

Mërgimtarët po i japin hijeshi qytetit

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka theksuar se mërgimtarët po i japin hijeshi qytetit. Ai atyre u ka dëshiruar pushime të këndshme në vendlindje dhe në familjet e tyre, duke thënë se ky qytet shpreh mirëseardhje për “Gjilanin e dytë” të mërgatës, që këto ditë u bë bashkë me Gjilanin e vendlindjes.

“Ju, bashkatdhetarë të dashur, jeni krenaria jonë kombëtare dhe heronjtë e gjallë të Kosovës. Shpreh falënderimet e mia të pafundme për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm për Gjilanin dhe Kosovën. Definitivisht, i keni dhënë hijeshi qytetit. Pushime të këndshme në familjet tuaja”, ka theksuar Lutfi Haziri.

You Might Also Like