Gjilan

Mësohet se majori Ismail Fejzullahu do të jetë komandant i Stacionit Policor në Gjilan

Stacioni Policor në Gjilan tash e disa javë ka qenë pa komandant pasi Major Alban Ramushi kishte përfunduar mandatin, ndërsa mësohet se këtë javë është zgjedhur komandanti i ri.

Mësohet se Komandant i ri i Stacionit Policor është emëruar Major Ismail Fejzullahu.

Major Ismail Fejzullahu ka udhëhequr së fundi me trafikun e autostradave, ndërsa më herët ka qenë edhe komandant i trafikut rajonal në Gjilan.

You Might Also Like