Futboll

Mezani: Kjo është vetëm një pikënisje

Gentjan Mezani me juniorët e Gjilanit ia ka dalë që të nxjerrë një pikë të madhe ndaj Prishtinës, kurse pas përfundimit të ndeshjes tekiniku gjilanas ka theksuar:

“Më ka munguar Superliga e Kosovës, ngase më herët patëm rezultate dhe kemi kaluar shumë mirë, andaj falënderoj kryesinë dhe tifozërinë që më kanë besuar. Të gjithë lojtarët luajtën mirë, e di që nuk patëm shumë raste, ngase shumica prej tyre kishin ndeshjen e parë në Superligë. Ata patën emocione, u mbrojtën mirë dhe për këtë i përgëzojë. Më pëlqeu shumë portieri Bllaca e për të ardhmen shpresoj se projekti i ynë i ri do të dalë mirë, do të afrojmë lojtarë dhe do të bëjmë diç në kampionat, ngase kjo është vetëm një pikënisje”, ka thënë Gentjan Mezani, kryetrajner i Gjilanit./kryelajmi.com/.

You Might Also Like