Futboll

Morina: Situata e pakëndshme në klub e solli humbjen

Ata që nuk i kanë ditur rrethanat në klubin tonë nuk e kanë pritur këtë humbje e në që i dimë mirë këto rrethana nuk jemi të befasuar. Këto kanë qenë fjalët e kryetrajnerit të Gjilanit, Arbnor Morina, i cili është ndarë shumë i pakënaqur me paraqitjen e ekipit të tij.

“Gati se gjashtë ditë nuk patëm stërvitje për një situate të pakëndshme në klub. Ndodhi ajo që më së shumti që iu frikuam, i humbëm pikët. Më së shumti po me dhimbsen lojtarët, që po e japin maksimumin, që po sakrifikojnë shumë. Në këtë moment ata kanë mbetur të vetëm. Pakënaqësi ka edhe te lojtarët edhe te stafi dhe kjo na kushtuar shtrenjtë. Duhet të ulëemi, të diskutojmë e punët t’i qesim në binarë”, ka thënë Arbnor Morina.

You Might Also Like