Vllaznia e Pozharanit ka pësuar edhe një humbje, kësaj radhe në fushë të vet, ku është mposhtur nga ekipi kryeqytetas 2 Korriku, me rezultat 2:0.
Pas një loje të barabartë në pjesëlojën e parë, u mendua se ekipi pozharanas do të ngjallet në pjesë të dytë, por në minutën 50 erdhi ndëshkimi i parë, kur shënuan mysafirët. Ekipi vendas u mundua që të barazojë rezultatin me të gjitha forcat, por pikërisht në ato momente erdhi edhe ndëshkimi i dytë dhe humbja e Vllaznisë ishte e pashmangshme.