Trashëgimi

Shaban Hajrullahu i dhuron eksponate Muzeut të Gjilanit

Shaban Hajrullahu, një koleksionues i njohur eksponatesh nga Zhegra, sot i dhuroi për Muzeun e Gjilanit, i cili do zyrtarizohet më 28 nëntor 2016, disa nga eksponatet e gjetura nëpër lokalitete të ndryshme të Grykës së Karadakut.
Në mesin e këtyre eksponateve mjaft të vlefshme, vlen për ta dalluar një heshtë prej hekuri, e gjetur në fushën mes fshatrave Nasalë – Lladovë nga tashmë i ndjeri, Rexhep Hasani, duke lëvruar me traktor. Po, bien në sy edhe enë dyvegjake, të gjetura në fshatin Pidiq, te vendi i quajtur Prroni i Kullës, pastaj dy pitosa ( veksha ), një turjelë si dhe një hekur me prush, i përdorur para pesë deeceniesh në këto anë.
Sic thekson Sabit Rrustemi, zyrtar për promovim të vlerave kulturore në QRTK, Shaban Hajrullahu premtoi se Muzeut të Gjilanit, edhe në të ardhmen do t’i ofrojë eksponate me interes, të cilat mund të vizitohen nga publiku i gjerë po edhe të studiohen nga arkeologë të ndryshëm, të cilët këtë pjesë të Kosovës thuaja e kanë lënë krejt padore.

You Might Also Like